Bota

VIDEO- 'Çfarë dreqin po thotë ky'/ Mimikat e Melonit në Shtëpinë e Bardhë bëjnë xhiron e rrjetit

Gjatë fjalimit të kancelarit gjerman Friedrich Merz, vëmendja u tërhoq nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e ulur pranë Trump, e cila nuk mundi t’i fshihte shprehjet e fytyrës gjatë fjalimit të homologut të tij në Berlin.

zh.ll
VIDEO- 'Çfarë dreqin po thotë ky'/ Mimikat e Melonit
Giorgia Melon

SHBA- "Ne do ta ndihmojmë Kievin, por një armëpushim është i padobishëm", tha presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit evropianë. Trump shprehu qëndrimin e tij, duke njoftuar gjithashtu një samit midis Putinit dhe Zelenskyt. Ky qëndrim, megjithatë, nuk u mirëprit nga të gjithë të pranishmit, me Francën dhe Gjermaninë që bënë thirrje për një armëpushim para takimit dypalësh. 

Gjatë fjalimit të kancelarit gjerman Friedrich Merz, vëmendja u tërhoq nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e ulur pranë Trump, e cila nuk mundi t’i fshihte shprehjet e fytyrës gjatë fjalimit të homologut të tij në Berlin.

Mimikat e çuditshme të Melonit u bënë virale, teksa kancelari gjerman Merz ishte duke folur. Meloni shihet teksa zgjeron sytë dhe i rrotullon, pastaj rrudh hundën dhe tregon një shprehje të penduar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB