Bota

Dështon sërish seanca e Kuvendit në Kosovë/ Nuk ka koncensus për zgjedhjen e nënkryetarit nga lista serbe

Nenad Rashiq nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota nga 61 votat e nevojshme për postin.

l.k
Dështon sërish seanca e Kuvendit në Kosovë/ Nuk ka koncensus
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë. Kryetari i ri, Dimal Basha e ka shpallur "të mbyllur" seancën e sotme pasi nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari nga lista serbe.

Gjatë seancës së sotme dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha. Ndërsa deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Kjo situatë është e përsëritur në seancat për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, duke pasqyruar panoramën një ngërçi politik. Kujtojmë se ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët e rinj./ZËRI

Poll

MOS HUMB