Bota

ME VD- Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës, sherr mes deputetëve për ligjin antikorrupsion

Përplasja mes deputetëve ndodhi në një moment tensioni teksa gjithçka u transmetua drejtpërdrejt dhe u filmua nga kamerat në seancën e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë.

k.m.
ME VD- Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës, sherr mes
Pamje nga sherri

KIEV- Dy deputetë në Parlamentin e Ukrainës janë konfliktuar me njëri-tjetrin para votimit të një ligji për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Deputetë të tjerë ndërhynë për të shuar sherrin ndërsa projektligji që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit u miratua me 331 vota pro dhe asnjë kundër.

ME VD- Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës, sherr mes

Përplasja mes deputetëve ndodhi në një moment tensioni teksa gjithçka u transmetua drejtpërdrejt dhe u filmua nga kamerat në seancën e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë.

PAMJE NGA SHERRI: 


Arsyeja e konfliktit mes deputetëve është ende e paqartë. Votimi i këtij projektligji erdhi në një moment tensionesh pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy e kishte nënshkruar në heshje një javë më parë një projektligj që vendoste institucionet antikorrupsion nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Vendimi shkaktoi reagime të forta nga organizatat ndërkombëtare, SHBA dhe BE ndërsa qindra qytetarë protestuan në rrugët e Kievit duke kërkuar ruajtjen e pavarësisë institucionale. Aktualisht në Kiev po fillojnë demonstrata kundër Zelenskyy-t./ZËRI

Poll

MOS HUMB