IZRAEL-Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi iranian për të zëvendësuar Ali Khamenein do të jetë një "objektiv i qartë për eliminim".
"Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar planin për të shkatërruar Izraelin, kërcënuar Shtetet e Bashkuara, botën e lirë dhe vendet e rajonit dhe shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për eliminim.
E rëndësishme nuk është se si quhet apo ku fshihet. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me gjithë forcën, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar kapacitetet e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta rrëzojë dhe ta zëvendësojë atë”, përfundoi Israel Katz.
Kujtojmë se një ditë më parë Mojtaba Hosseini Khamenei, një politikan, klerik iranian dhe djali më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, u zgjodh Udhëheqësi i ardhshëm Suprem i Iranit.