Bota

“Momenti më spektakolar”/ Astronautët e Artemis II publikojnë pamje mahnitëse të Tokës nga hapësira

Fotot tregojnë Tokën në tërësinë e saj, me re, oqeane dhe madje edhe dritat polare, një pamje që astronautët e përshkruan si “momentin më spektakolar” të udhëtimit.

l.k
“Momenti më spektakolar”/ Astronautët e Artemis II
Toka

SHBA- Ekuipazhi i misionit Artemis II ka arritur gjysmën e rrugës drejt Hënës, duke shënuar një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA bëri të ditur se anija Orion ndodhet mbi 219 mijë kilometra larg Tokës, ndërsa astronautët kanë publikuar pamjet e para mahnitëse të planetit nga hapësira.

“Momenti më spektakolar”/ Astronautët e Artemis II
Foto e marrë nga The Guardian

Fotot tregojnë Tokën në tërësinë e saj, me re, oqeane dhe madje edhe dritat polare, një pamje që astronautët e përshkruan si “momentin më spektakolar” të udhëtimit.

“Ishte momenti më spektakolar, na la të katërve pa fjalë”, tha komandanti Wiseman.

“Sipas të dhënave zyrtare, anija kozmike Orion ndodhet më shumë se 136,000 milje (rreth 219,000 kilometra) larg Tokës. NASA publikoi gjithashtu imazhet e para të dërguara nga ekuipazhi, vetëm një ditë e gjysmë pas nisjes së këtij misioni të parë me njerëz drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh.”- shkruan The Guardian.

“Momenti më spektakolar”/ Astronautët e Artemis II
Foto e marrë nga The Guardian

Misioni shënon rikthimin e njerëzimit në udhëtimet drejt Hënës për herë të parë që nga viti 1972, pas programit Apollo. Gjatë këtij fluturimi, anija do të shkojë rreth 4,000 milje (6,400 km) përtej Hënës përpara se të kthehet, duke ofruar pamje të paprecedenta të anës së saj të padukshme.

Misioni është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e vazhdueshëm të njerëzve në Hënë dhe ndërtimin e një baze të përhershme, e cila do të shërbejë si pikënisje për eksplorime të mëtejshme në hapësirë. Misioni Artemis II konsiderohet historik edhe për faktin se përfshin gruan e parë, personin e parë me ngjyrë dhe astronautin e parë jo-amerikan në një udhëtim drejt Hënës./ZËRI

Poll

MOS HUMB