Bota

Mundësia e fundit për President! Mblidhet Kuvendi i Kosovës, opozita sërish bojkot, dështon seanca

Bazuar në detyrimet për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit nga aktgjykime të ndryshme dhe sipas Ligjit për Deputetët, këta të fundit kanë obligim të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë Kryetarin e Kuvendit për mungesat e tyre.

zh.ll
Mundësia e fundit për President! Mblidhet Kuvendi i Kosovës,
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur sërish sot për çështjen e Presidentit, ndërsa afati përfundon në mesnatë. Në nisje të seancës, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në votim. 

Bazuar në detyrimet për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit nga aktgjykime të ndryshme dhe sipas Ligjit për Deputetët, këta të fundit kanë obligim të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë Kryetarin e Kuvendit për mungesat e tyre. Haxhiu tha se e vetmja deputete që ka marrë leje për të mos qenë e pranishme sot është Afërdita Hajrizi, nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mungon për arsye shëndetësore.

Në kushte të tilla, kryeparlamentarja Haxhiu vendosi shtyrjen e seancës për në orën 19:00. 

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate të tjera për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Ndërsa kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara.

E marta shënon afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa në rast të dështimit të këtij procesi, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB