Bota

Vendoset sot “fati” i Kosovës! President i ri ose zgjedhje të parakohshme

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

F.I
Vendoset sot “fati” i Kosovës! President i ri ose zgjedhje
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Sot shënohet afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në orën 10:00 pritet të vazhdojë seanca për presidentin e ri të Kosovës, e cila u ndërpre mbrëmjen e djeshme. Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme. Në seancë nuk morën pjesë partitë opozitare.

Ndërkohë Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, në përfundim të seancës së djeshme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka shfaqur listën e 15 nënshkrimeve të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke garantuar 15 vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit. Sipas LDK, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për shkelje të mundshme të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, duke theksuar se në sallë duhet të jenë të paktën 80 deputetë për të proceduar me zgjedhjen e presidentit.

Sipas tyre, mënyra e zhvillimit të procesit, përfshirë tërheqjen e kandidaturave të mëparshme dhe procedurat e ndjekura, ngre pikëpyetje mbi respektimin e praktikave kushtetuese. 

Nëse sot nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB