SHBA- Faza e parë e bisedimeve të armëpushimit me pjesëmarrje fizike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfunduar në kryeqytetin e Pakistanit, sipas burimeve pranë ndërmjetësimit për Al Jazeera.
Burimet thonë se të dyja palët po shkëmbejnë tekste të shkruara që synojnë të konfirmojnë se janë në të njëjtën linjë për marrëveshjet e arritura në raundin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Teheranit që nga revolucioni islamik i vitit 1979.
Sipas burimeve pranë delegacionit iranian për Al Jazeera-n, thonë se pjesëmarrja e tyre në bisedime erdhi pas një vendimi të SHBA-së për të liruar asetet e ngrira iraniane.
Kjo ishte një nga kërkesat e Iranit në planin e tij prej 10 pikash. SHBA-të nuk kanë komentuar nëse kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane. Ndërkohë që raportohet se negociatat kanë ngecur tek një pikat kryesore, pasi palët nuk janë dakordësuar për hapjen e Ngushticë së Hormuzit./ZËRI