PAKISTAN- Pas 21 orësh negocatash të ndrëmjetësuara nga Pakistani, kanë dështuar përpjekjet doplomatike mes SHBA dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje p0ër përdunfnimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance njoftoi se delegacioni amerikan do të kthehej në SHBA pa një marrëveshje, duke theksuar se Uashingtoni kishte paraqitur një ofertë përfundimtare dhe “mjaft fleksibël”, por pala iraniane nuk kishte pranuar kushtet. Sipas tij, SHBA kërkon një angazhim formal nga Teherani se nuk do të synojë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të krijojë kapacitete për zhvillimin e tyre.
“Ne do të kthehemi pa një marrëveshje. Mendoj se kjo është më shumë lajm i keq për Iranin sesa për Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Vance.
Nga ana e tij, Irani e ka konfirmuar përfundimin e bisedimeve, duke ia kaluar dështimin “kërkesave të paarsyeshme” të Uashingtonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Baghaei deklaroi se ishte e qartë që një marrëveshje nuk mund të arrihej në një raund të vetëm negociatash. Ai shtoi se kontaktet diplomatike do të vazhdojnë me Pakistanin dhe aktorë të tjerë rajonalë.
Në negociata morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga të dy vendet, përfshirë ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa delegacioni amerikan përfshinte edhe të dërguarin special Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Pakistani u fokusuan në çështje kyçe si programi bërthamor iranian, heqja e sanksioneve, Ngushtica e Hormuzit dhe përfundimi i luftimeve në rajon./ZËRI