
SHBA- Dy vëllezërit Menéndez që vranë prindërit e tyre mund të lirohen nga burgu pas 35 vitesh. Në vitin 1989 dy vëllezërit vranë prindërit gjatë kohës që po qëndronin në rezidencën e tyre në Beverly Hills. Prokurorët i kanë përshkruar ata si fëmijë të llastuar që bën gjithçka për të marrë në dorë trashëgiminë, ndërsa për policinë ata kishin qënë viktima të abuzimit prej vitesh. Historia e tyre u kthye në serial nga Netflix, “Lyle dhe Erik Menéndez dhe vrasja e prindërve të tyre: abuzimi i babait, kërcënimi i trashëgimisë dhe zbulimi i psikologut”
Tashmë të dy vëllezërit duket se do të lihen të lirë pasi Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón dha një dënim të ri për Erik dhe Lyle Menéndez, të cilët qëlluan 13 herë më thikë prindërit e tyre. Përveç se ishte tragjike, ky rast mori vëmëndje të madhe ndërkombëtare dhe ishte rasti i parë që u transmetua në Court TV. Kohë më pas shumë filma dhe dokumentare u bazuan në këtë ngjarje, më i fundit është një prodhim i Netflix.
"Pas një shqyrtimi të plotë, kam arritur në përfundimin se sipas ligjit, është e drejtë të kërkosh një dënim të ri dhe unë do ta deklarojë atë në gjykatë nesër," tha avokati i tyre pas zbardhjes së disa provave të reja ku vërtetohej abuzimi i babait të tyre.
Gjithashtu edhe dëshmia e Roy Rosselló, një nga miqtë e babait të tyre e akuzon atë se kishte e droguar dhe përdhunuar në të njëjtën shtëpi ku do të vritej disa vite më vonë. Në fakt, Gascón beson se dy vëllezërit ishin viktima të abuzimit seksual, fizik dhe psikologjik nga babai i tyre siç kanë deklaruar gjithmonë dhe se ata vepruan në vetëmbrojtje.
“Kurrë nuk mund ta falim vrasjen, ishin veprime brutale dhe të paramenduara. Ata morën një dënim të drejtë, por kanë qenë në burg për 35 vjet dhe besoj se kanë paguar borxhin ndaj shoqërisë”, përfundoi Gascón.
Sipas mediave të huaja, dy vëllezërit hynë në burg së bashku kur ishin adoleshentë dhe sot janë 53 dhe 56 vjeç, janë martuar, dhe janë diplomuar, madje kanë filluar punë si mentorë dhe infermier brenda Institucionit Korrektues Richard J. Donovan, ku kanë vuajtur edhe dënimin e tyre.
Ishin vet ata që telefonuan policinë natën e 20 gushtit 1989, duke raportuar vrasjen e babait të tyre José, një menaxher i rëndësishëm në RCA, dhe nënës së tyre Kitty. Ata thanë se ishin kthyer në vilë dhe se kishte gjetur një pellg gjaku. Megjithatë, sjellja e tyre filloi të ngjallte dyshimet e para tek autoritetet. Në mars 1990 u arrestuan, në 1993 dolën në gjyq dhe pranuan se kishin vrarë prindërit e tyre për vetëmbrojtje. Gjyqi i parë u anulua ndërsa i dyti çoi në dënimin e tyre në 1996./ ZËRI