Bota

Nobeli në Ekonomi, fitues, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson

Motivacioni për çmimin është se tre ekonimistët kanë zbuluar sesi janë formuar institucionet dhe sesi ndikojnë në prosperitet.

k.m.
Nobeli në Ekonomi, fitues, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson
Fituesit e Nobelit

STOKHOLM- Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson janë fituesit e çmimit Nobel për ekonominë në vitin 2024. Motivacioni për çmimin është se tre ekonimistët kanë zbuluar sesi janë formuar institucionet dhe sesi ndikojnë në prosperitet. Në librin e tyre të vitit 2012 "Pse Kombet dështojnë", Acemoglu, një profesor turko-amerikan në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Robinson, një profesor britanik në Universitetin e Çikagos, argumentojnë se disa kombe janë më të pasura se të tjerët për shkak të politikës dhe ekonomisë së tyre.

Modeli i tyre për shpjegimin e kushteve në të cilat formohen dhe ndryshojnë institucionet politike ka tre komponentë: e para është konflikti mbi mënyrën se si ndahen burimet dhe kush e ka pushtetin vendimmarrës në një shoqëri (elita apo masat); e dyta është se masat ndonjëherë kanë mundësinë të ushtrojnë pushtetin duke mobilizuar dhe kërcënuar elitën në pushtet – pushteti në një shoqëri është kështu më shumë se fuqi vendimmarrëse; e treta është problemi i angazhimit, që do të thotë se alternativa e vetme është që elita t'ia dorëzojë pushtetin vendimmarrës popullit.

Nobeli në Ekonomi, fitues, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson

Në studimin e tyre, ata argumentojnë se dallimet në institucionet ekonomike, më shumë se gjeografia apo kultura, janë shkaku kryesor i dallimeve të të ardhurave midis kombeve.

"Kur evropianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan," tha komiteti, duke cituar punën e treshes.

Libri hapet me një krahasim të standardeve të jetesës në dy qytete të quajtura Nogales – një në Arizona dhe një në jug të kufirit në rajonin Sonora të Meksikës. Ndërsa disa ekonomistë kanë argumentuar se ndryshimet në klimë, bujqësi dhe kulturë kanë ndikime të mëdha në prosperitetin e një vendi, Acemoglu dhe Robinson argumentojnë se ata që jetojnë në Nogales, Arizona, janë më të shëndetshëm dhe më të pasur për shkak të fuqisë të institucioneve të tyre lokale.

Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit. Ndryshe nga çmimet për fizikë, kimi, mjekësi, letërsi dhe paqe, ky çmim nuk u krijua nga industrialisti suedez, por nga banka qendrore e Suedisë në vitin 1968.

Vitin e kaluar, çmimi shkoi për Claudia Goldin, një profesore në Universitetin e Harvardit, për kërkimin e saj mbi gratë në tregun e punës.

Duke përdorur të dhëna me vlerë më shumë se 200 vjet në SHBA, Goldin tregoi se si natyra e hendekut gjinor të pagave ka ndryshuar me kalimin e kohës. Historikisht, pjesa më e madhe e hendekut mund të shpjegohet nga ndryshimet në arsim dhe profesion. Por në tani, hendeku në paga shfaqet kur një grua sjell në jetë fëmijën e saj të parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB