
STOKHOLM- John Hopfield dhe Geoffrey Hinton u nderuan me Çmimin Nobel në fizikë të martën për zbulimet dhe shpikjet që formuan blloqet e ndërtimit të mësimit të makinerive. Sipas mediave të huaja, hulumtimi i Hopfield është kryer në Universitetin Princeton, ndwrsa Hinton punon në Universitetin e Torontos.
“Mësimi i makinës ka qenë prej kohësh i rëndësishëm për kërkimin, duke përfshirë renditjen dhe analizën e sasive të mëdha të të dhënave. John Hopfield dhe Geoffrey Hinton përdorën mjete nga fizika për të ndërtuar metoda që ndihmuan në vendosjen e themeleve për mësimin e sotëm të fuqishëm të makinerive,”-thuhet në arsyetimin e dhënies së çmimit.
Dy laureatët e Nobelit përdorën mjete nga fizika për të zhvilluar metoda që janë themeli i mësimit të fuqishëm të makinerive të sotme.
John Hopfeld krijoi një memorie shoqëruese që mund të ruajë dhe rindërtojë imazhe dhe lloje të tjera modelesh me të dhëna. Geoffrey Hinton shpiku një metodë që mund të gjejë në mënyrë autonome vetitë e një pajisje dhe të kryejë detyra të tilla si identifikimi i elementeve specifikë.
Kjo teknologji fillimisht u frymëzua nga struktura e trurit.
Çmimi vjen me një shumë prej 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë), e cila ndahet ndërmjet fituesve nëse ka disa./ZËRI