KOSOVË-Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj për një mandat tjetër në postin e presidentes së Kosovës.
“Ajo ka mijëra arsye të thotë ‘po’ dhe të gjitha janë në interes të Kosovës”, deklaroi Osmani.
Në një konferencë për mediat pas rezulatatit të zgjedhjeve, krah kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani tha se rezultati i është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së partisë. LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës.
Me mbi 97% të votave të numëruara, LDK-ja ka siguruar 17.68% të votave, duke shënuar rritje krahasuar me 13.2% që kishte marrë në zgjedhjet e fundit. Osmani tha se vota e qytetarëve ka ndihmuar në ribalancimin e skenës politike dhe ka dhënë një mesazh kundër përçarjes politike në vend./ZËRI