Bota

Zgjedhjet në Kosovë! Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shënon fitoren e 5-të në 7 vjet

Lëvizja Vetëvendosje do të çojë në parlamentin e ri 48 deputetë, 9 më pak se dhjetorin e vitit të kaluar.

F.I
Zgjedhjet në Kosovë! Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit
Albin Kurti

KOSOVË-Një ditë më parë (7 qershor) në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakoshhme, ku kishin të drejtë vote mbi 2 milionë qytetarë. Pjesëmarrja në zgjedhje pësoi rënie me rreth 7% krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025. Në 7 qershor sipas KQZ morën pjesë në votim 36.88% e votuesve përkundër 44.99% në fundvitin e kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forca e parë politike në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, duke siguruar 43.47% të votave nga mbi 95% e votave të numëruara, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

Pas Vetëvendosjes renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.40%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.88%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.19% të votave.  Lëvizja Vetëvendosje do të çojë në parlamentin e ri 48 deputetë, 9 më pak se dhjetorin e vitit të kaluar.

LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. Ajo sipas DNV do të çojë në parlament 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.

AAK gjithashtu është rritur sipas llopgarive të së njëjtës organizatë. Ajo do të formojë një grup prej 8 deputetësh, 2 më shumë sesa në parlamentin e kaluar.

Zgjedhjet në Kosovë! Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit

Pas rezultateve Kurti ka deklaruar se kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti, duke përdorur sloganin e partisë.

Ai theksoi se kjo është fitorja e 5-të e partisë në zgjedhjet parlamentare gjatë 7 viteve të fundit, duke përmendur fitoret e viteve 2019, 2021, dy proceset zgjedhore të vitit 2025 dhe zgjedhjet e këtij viti.

Poll

MOS HUMB