PEKIN- Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Pekin dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar në vende të sigurta, thanë autoritetet kineze, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërrojnë rrugët dhe shtëpitë në Kinën veriore. Kina po përballet me një verë me mot ekstrem. Valë të nxehta rekord goditën rajonin lindor të vendit në fillim të këtij muaji, ndërsa përmbytjet përfshinë jugperëndimin e vendit.
Lidhur me situatën, Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje shpëtimi "të gjithanshme" dhe u ka thënë autoriteteve të përgatiten për "skenaret më të këqija dhe ekstreme".
Valë të nxehti rekord goditën rajonin lindor të vendit më herët këtë muaj, ndërsa përmbytjet përfshinë pjesën jugperëndimore të saj. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme shpëtimi dhe u ka kërkuar autoriteteve të përgatiten për “skenarët më të këqij dhe ekstremë”.
Autoritetet kineze kanë ndarë 200 milionë juanë (rreth 28 milionë dollar) për përpjekjet e rimëkëmbjes, përfshirë riparimin e transportit dhe infrastrukturës së dëmtuar.
Zonat periferike të Pekinit, përfshirë rrethet periferike të Miyun dhe Huairou, janë goditur më rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm. Përmbytjet kanë dëmtuar dhjetëra rrugë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 130 fshatra. Pekini nuk është i panjohur me përmbytjet, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Një nga më vdekjeprurëset në kujtesën e afërt ndodhi në korrik 2012, kur 190 mm shi ranë në një ditë të vetme, duke vrarë 79 persona.
Këtë verë, përmbytjet kanë shkaktuar kaos në shumë pjesë të Kinës. Moti ekstrem, që sipas ekspertëve lidhet me ndryshimet klimatike, po kërcënon gjithnjë e më shumë banorët dhe ekonominë e Kinës veçanërisht sektorin e saj bujqësor me vlerë triliona dollarë.
Fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të vitit i kanë kushtuar Kinës 7.5 miliardë dollarë, sipas ministrisë së menaxhimit të emergjencave. Më shumë se 90% e dëmeve kanë ardhur nga përmbytjet, theksoi ministria./ZËRI