Bota

Presidenti goditet me shuplakë nga gruaja e tij! Pallati Élysée: Ishin momente relaksi! Macron: Qetësohuni!

Pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave

F.I
Presidenti goditet me shuplakë nga gruaja e tij! Pallati
Brigitte dhe Emmanuel Macron

FRANCË-Një moment i pazakontë u regjistruar pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Teksa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake.

Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht. 

Në lidhje me videon reagoi Pallati Élysée duke dhwnw disa versione. Fillimisht, mohuan se imazhet e shuplakës ishin autentike. Megjithatë, pak më vonë, dhe pas trazirës së shkaktuar nga videoja, u detyruan qw tw twrhiqnin deklaratwn e tyre. Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit foli për një grindje të zakonshme midis çifteve.

"Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin para fillimit të vizitës zyrtare. Ishte një moment privat.”

Emmanuel Macron reagoi gjithashtu duke mohuar përplasjet fizike.

"Unë dhe gruaja ime po bënim shaka, siç bëjmë shpesh. Për tre javë, ka njerëz që kanë parë video dhe që mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një marrëdhënie seksuale me një zyrtar turk dhe se tani kam një konflikt familjar me gruan time. Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë, kështu që të gjithë duhet të qetësohen. 

Në botën ku jetojmë, nuk kemi kohë të merremi me gjëra të tilla. E gjithë kjo është paksa absurde. Njerëzit po thonë shumë budallallëqe. Të gjithë duhet të relaksohen,"-u tha presidenti francez-gazetarëve në Hanoi.

Megjithatë, duket se kjo çështje ka shkaktuar tashmë polemika politike. Deputeti i Frontit Kombëtar, Jean-Philippe Tangu, foli për gënjeshtra, duke akuzuar presidentin francez se fajëson inteligjencën artificiale dhe shërbimet ruse, duke tentuar të justifikojë të pajustifikueshmen. Madje shtuan se reagimi i pallatit Élysée është shqetësues për demokracinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB