TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur tonin ndaj Izraelit, duke përdorur fjalë të ashpra “Ai (Zoti), i Gjithëpushtetshmi, e shkatërroftë Izraelin”, u shpreh Erdogan.
“E kemi lënë pas muajin e shenjtë të Ramazanit dhe sot kemi arritur Fitër Bajramin. Zoti e bëftë Fitër Bajramin një mjet shpëtimi dhe ringjalljeje për të gjithë botën islame. Zoti qoftë ndihmësi dhe mbështetësi ynë. Shpresoj që Bajrami i Madh të sjellë të mira për vendin dhe kombin tonë. Për momentin, Lindja e Mesme po digjet. Ky Izrael zionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz. Nuk kam dyshim se do ta paguajë çmimin. Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste”, tha ai në Rize, në Detin e Zi, duke përfunduar një lutje për fundin e Ramazanit, ditë kur besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.
Fjalët e Erdoganit vijnë mes një konsensusi të rrallë në Turqi; si partia në pushtet, ashtu edhe opozita kanë shprehur menjëherë kundërshtimin ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke bërë thirrje për një kthim në diplomaci. Edhe Partia për Barazi dhe Demokraci Popullore, e afërt me elektoratin prokurd, e ka dënuar ndërhyrjen izraelite dhe amerikane, duke e cilësuar atë si “një ndërhyrje që nuk ka të bëjë me demokracinë”.