Bota

Sot, protestë në Prishtinë kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Protesta do mbahet kundër mbajtjes së padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në burgun e Hagës.

zh.ll
Sot, protestë në Prishtinë kundër gjykimit të
Foto ilustruese

PRISHTINË- Ditën e sotme, 7 gusht, është paralajmëruar një protestë popullore në Prishtinë nga Organizata e Veteranëve të Luftës. Protesta do mbahet kundër mbajtjes së padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në burgun e Hagës. Kreytari i OVL UÇK, Hysni Gucati, njoftoi të hënë në një konferencë për mediat se protesta do të nisë në orën 17:00. Po ashtu, edhe nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, në konferencën për media që u mbajt dje, dha detaje për protestën teksa tregoi se kush do të mbajë fjalim në këtë tubim. Ai shtoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tubimit. 

“Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori. Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanca kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbet vetëm nesër(sot) me fillu protesta”, tha Syla.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Vetëm një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosën të zgjasin masën e paraburgimit ndaj tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB