Bota

Publikoi 75 postime në X, para se të gjendej e vdekur, cilat ishin fjalët e fundit të ish-të dashurës së McGonigal

Guerriero shfaqej duke ecur në rrugët e Boynton Beach, në Florida, dhe kërkonte që vëmendja të mos përqendrohej vetëm te McGonigal, por edhe te zyrtarë të tjerë federalë.

F.I
Publikoi 75 postime në X, para se të gjendej e vdekur, cilat ishin
Charles McGonigal dhe Allison Guerriero

SHBA-Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga vdekja e Allison Guerriero, ish-partnerja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Florida, në rrethana ende të paqarta. Dailymail shkruan se Allison Guerriero, 52 vjeç, ndërroi jetë disa orë pasi publikoi 75 postime në platformën X, kryesisht ndaj ndaj FBI-së dhe zyrtarëve të saj.

Në një prej postimeve të fundit ajo shkruante: “E urrej FBI-në”.

Në një video të publikuar po atë ditë, Guerriero shfaqej duke ecur në rrugët e Boynton Beach, në Florida, dhe kërkonte që vëmendja të mos përqendrohej vetëm te McGonigal, por edhe te zyrtarë të tjerë federalë.

“Problemi me Charles McGonigal është se ju e dini emrin e tij, por nuk e dinit më parë. Ju njihni Jim Comey-n, njihni Chris Wray-n… Pse nuk filloni të kërkoni emrat që nuk i dini?”, deklaronte ajo.

Në një tjetër video selfie duke shëtitur në qytet, Gueriero shprehej: “Hej, mirëmëngjes të gjithëve. Miq dhe armiq… sigurisht që jam në mes të gjithë çrregullimit tim post-traumatik të stresit (PTSD) që nga 11 shtatori, por në fakt po marr frymë me lehtësim të madh…”

Siç raporton Daily Mail bazuar në burime: “Ajo kërcënohej shumë nga njerëzit në internet për pikëpamjet e saj. Ajo sigurisht që kishte armiq.” 

Megjithatë, babai i Guerrieros e kundërshtoi këtë teori, duke thënë: "Jam skeptik se mund të ketë ndonjë gjë të ligë këtu. Më besoni, unë jam babai i saj dhe nëse do të kishte, do të isha i vendosur për këtë."

Emri i Guerrieros është përmendur gjatë hetimeve dhe raportimeve mbi aktivitetin e ish-partnerit të saj. Ajo kishte komunikuar me autoritetet amerikane dhe kishte dhënë informacione mbi veprimtarinë e McGonigal. Në vitin 2019, sipas dokumenteve dhe raportimeve të mëparshme, Guerriero ishte marrë në pyetje nga FBI-ja lidhur me ish-partnerin e saj dhe aktivitetet e tij.

Ajo u takua për herë të parë me McGonigal në pranverën e vitit 2017 si vullnetare për bamirësinë Federal Enforcement Homeland Security Foundation. Ndërsa ishin bashkë, McGonigal mburrej me marrëdhënien e tij me Guerrieron, duke e çuar atë në zyrën kryesore të FBI-së në Manhattan dhe lart në atë që ajo e quan kati i 'Mbretërve të Nju Jorkut' – duke e prezantuar si 'të dashurën' e tij. 

Ai bëri një udhëtim në Shqipëri gjatë lidhjes së tyre në vitin 2017 dhe në një moment i kërkoi Guerrieros ta shoqëronte për të takuar manjatin e metaleve të sanksionuar Deripaska, një mik i presidentit despot Putin. 

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua me 4 vite lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. 

Shkaku i vdekjes së Allison Guerriero mbetet ende për t’u sqaruar. Policia nuk ka bërë të ditur deri tani ndonjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një vepër penale dhe hetimi vijon. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së 52-vjeçares, ndërsa aktiviteti i saj i fundit në X, me rreth 75 postime dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj FBI-së, ka tërhequr më vëmendje.

Poll

MOS HUMB