Bota

CIA: COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga një incident laboratorik

Koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët. 

F.I
CIA: COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga një incident laboratorik
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-CIA ka dalë me një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët. 

Një zëdhënës tha se origjina e COVID mund të ketë ardhur gjatë kërkimit për pandeminë dhe jo siç është bazuar në raportin zyrtar. Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një nga të parët e marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump, i cili mori përsipër agjencinë këtë javë, shkruan BBC.

Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka mbështetur prej kohësh teorinë e incidentit laboratorik, duke pretenduar se Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në një numër frontesh, dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, duke mos dalë në një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

Megjithatë zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në inteligjencë të re dhe i paraprin administratës Trump. Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.

Poll

MOS HUMB