FRANCË- Franca do të shqyrtojë në janar një projektligj që synon të ndalojë mediet sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë, raportojne mediat e huaja.
Deri tani, ishte kërkuar leja e prindit për të regjistruar fëmijët në rrjete sociale, por kjo rregullore shpesh nuk respektohej.
Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria franceze thonë se masa synon të mbrojë fëmijët nga: përmbajtje e dëmshme online, bullizmi dhe ngacmimi në internet, varësia nga ekranet, ndikimet negative në shëndetin mendor dhe përqendrimin në shkollë
Aktualisht, ligji francez kërkon pëlqimin e prindërve për që fëmijët të hapin llogari në rrjete sociale, por autoritetet pranojnë se kjo rregullore nuk zbatohet realisht. Ligji i ri do të jetë më i rreptë dhe më i detyrueshëm për platformat.
Kjo nismë vjen pas një ligji të ngjashëm në Australi, e cila ka ndaluar rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç, dhe Franca synon të ndjekë të njëjtin model.
Projektligji pritet të diskutohet në parlament në vitin 2026 dhe, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi nga shtatori i po atij viti.