Bota

Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të votës...Si paraqitet procesi zgjedhor në Kosovë deri tani?

Deri më tani, raportohet se procesi ka vijuar pa probleme, përveç 3 rasteve të dyshuara të fotografimit të votës që po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës.

zh.ll
Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Deri më tani, raportohet se procesi ka vijuar pa probleme, përveç 3 rasteve të dyshuara të fotografimit të votës që po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka deklaruar për mediat se kanë pranuar 3 informata për fotografim të votës, një rast në Podujevë, në Drenas dhe në Prishtinë. 

“Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë, ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Fotografimi i votës është vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, sa i përket të dhënave të fundit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00, 25.21% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.

KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk arrin mbi 50% të votave, rundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor. 

Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB