Bota

Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm!

Në seancën e sotme, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, duke kërkuar shpalljen e tij si të pafajshëm nga të gjitha akuzat. 

zh.ll
Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në Hagë,
jakup krasniqi

HAGË- Në Gjykatën Speciale të Hagës, zhvillohet këtë hënë, seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në seancën e sotme, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, duke kërkuar shpalljen e tij si të pafajshëm nga të gjitha akuzat. Avokatja Alagendra Venkatesëari e përshkroi si një nga aktivistët më të mëdhenj të lirisë së Kosovës.

Ndërkohë që deri më tani, deklaratat përmbyllëse i kanë shpalosur Prokuroria, ekipi mbrojtës i viktimave dhe mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kanë hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë dhe kanë kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë. 

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Prokuroria ka kërkuar për katër të akuzuarit nga 45 vjet burgim për secilin, në total 180 vjet burg. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB