
SEUL- Kryeministri i Koresë së Jugut Han Duck-soo, është zgjedhur presidenti i vendit, pas shkarkimit të Yoon Suk Yeol. Gjatë fjalimit të tij Han tha se do të punojë për të mbrojtur lirinë dhe interesat e vendit.
“Unë do t'i kushtoj të gjitha forcat dhe përpjekjet e mia për funksionimin e qëndrueshëm të punëve shtetërore”, tha Han.
Ai pritet të mbajë një mbledhje të kabinetit sot, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
Rreth 200,000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Seul në mitingje pro dhe kundër Yoon përpara votimit të shkarkimit. Në hapje të seancës së Asamblesë Kombëtare, presidenti Woo Won Shik deklaroi se “barra e historisë” është në duart e anëtarëve të asamblesë. Park Chan-dae, kreu i opozitës kryesore, Partia Demokratike e Koresë, tha se votimi i shkarkimit ishte "e vetmja mënyrë" për të "mbrojtur Kushtetutën" e Koresë së Jugut. Për më tepër që Yoon nuk kërkoi falje dhe vazhdoi të sfidonte popullin dhe shtetin.
Vlerësimi i Yoon pas shkarkimit ka rënë në 115. Sipas një sondazhi të Gallup Korea, 75 përqind e njerëzve e mbështesin shkarkimin e tij. Pas shkarkimit, Yoon ka dalë me një deklaratë.
“Po ndaloj përkohësisht udhëtimin tim si president! Edhe pse ndalem tani për tani, udhëtimi drejt së ardhmes që kam ecur për dy vjet e gjysmë nuk duhet të ndalet kurrë. Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Unë do t'i marr kritikat, lavdërimet dhe mbështetjen tuaj në zemër dhe do të bëj më të mirën time për vendin deri në fund”.
Pra, në këto kushte, Gjykata Kushtetuese ka deri në 180 ditë për të vendosur nëse presidenti Yoon duhet të fajësohet apo të rikthehet. Nëse vendos për shkarkimin, zgjedhjet për presidentin e ardhshëm duhet të thirren brenda 60 ditëve nga vendimi. Udhëheqësi i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, Lee Jae-myung, i cili humbi ngushtë nga Yoon në vitin 2022, favorizohet të fitojë zgjedhjet për ta zëvendësuar. Por Lee është gjithashtu në rrezik pasi ka një dënim në apel dhe disa vendime të tjera në pritje që mund ta skualifikojnë atë nga zyra e lartë./ZËRI