NASA- Probaliteti për të ngrënë ushqim të mirë në gravitet zero është pothuajse i pamundur. Kjo, pasi në anije kozmike nuk ka frigorifer dhe astronautët nuk mund të mbajnë ushqime të freskëta. Ushqimi konsumohet nga qese të vogla plastike ose metalike dhe pjesa më e madhe e tij ka nevojë për rehidratim që të bëhet i ngrënshëm.
NASA ka publikuar një video të ekuipazhit të Artemis II, të cilët janë duke ngrënë në kabinë. Secili astronaut ka zgjedhur vetë vaktet e tij të preferuara, duke përfshirë karkaleca dhe makarona me djathë.
View this post on Instagram
Ndërsa, për ta “qershia mbi tortë” ishte momenti kur panë për herë të parë anën e largët të Hënës.
“Ishte absolutisht spektakolare”, tha Christina Koch.
Ana e largët e hënës (e njohur edhe si “ana e errët”) është gjithmonë e kthyer nga Toka dhe mendohet se edhe ekipet e Apollos në vitet 1960 dhe 1970 nuk patën mundësi ta shihnin të gjithën./ZËRI