Bota

Skandali seksualo-politik në Malin e Zi, reagon protagonistja e videove erotike: Isha viktimë e shantazhit, mos heshtni! 

Dorëheqjet u paraqitën brenda pak javësh nga njëra-tjetra, në një klimë tensioni të lartë, pasi në rrjet qarkulluan pamje që pretendohet se tregojnë një marrëdhënie intime mes dy ish-zyrtarëve. Rasti ka marrë vëmendje të madhe edhe për shkak të pozicioneve që ata mbanin dhe faktit se Vukšić është i martuar.

f.g
Skandali seksualo-politik në Malin e Zi, reagon protagonistja e videove
Mirjana Pajkovic

TIRANE- Një çështje e rëndë me pasoja politike ka tronditur Malin e Zi, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje intime që dyshohet se përfshin një zyrtare të lartë shtetërore dhe një ish-këshilltar të Presidentit të vendit. Bëhet fjalë për Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre pas përhapjes së materialit, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe brenda institucioneve shtetërore.

Dorëheqjet u paraqitën brenda pak javësh nga njëra-tjetra, në një klimë tensioni të lartë, pasi në rrjet qarkulluan pamje që pretendohet se tregojnë një marrëdhënie intime mes dy ish-zyrtarëve. Rasti ka marrë vëmendje të madhe edhe për shkak të pozicioneve që ata mbanin dhe faktit se Vukšić është i martuar.

Në reagimin e saj publik, Pajković deklaroi se ka qenë viktimë e shantazhit dhe u bëri thirrje grave që të mos heshtin përballë situatave të tilla. Ajo theksoi se nuk kishte dijeni për ekzistencën apo përhapjen e videos deri në momentin kur ajo u publikua.

Sipas saj, presioni dhe kërcënimet kanë ardhur nga një person me pushtet të lartë, të cilin ajo e identifikon si Vukšić, duke pretenduar se i është thënë se nuk do të kishte më vend për të jetuar apo punuar në Malin e Zi nëse nuk do të qëndronte e heshtur. Pajković ka deklaruar se largimi i saj nga detyra lidhet me arsye personale, por se është ndjerë e detyruar të tërhiqet për shkak të situatës së krijuar.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi. Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit"-, tha ajo.

Nga ana tjetër, Dejan Vukšić ka mohuar çdo akuzë për shantazh apo për shpërndarjen e materialeve intime. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol në publikimin e videos dhe se e ka parë atë për herë të parë vetëm pasi kishte nisur të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale. Vukšić ka akuzuar gjithashtu Pajković për vjedhjen e telefonit të tij dhe për përpjekje për ta shantazhuar, me qëllim që ai të tërhiqej nga kandidatura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Të dy palët kanë depozituar kallëzime penale. Pajković ka denoncuar shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime dhe ka pretenduar se ka marrë kërcënime, përfshirë edhe nga një linjë fikse e lidhur me zyrën e Presidentit të Malit të Zi.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas publikimit të videos. Ndërkohë, në Malin e Zi, shpërndarja e të ashtuquajturës “pornografi hakmarrëse” përbën vepër penale të rëndë, e dënueshme me deri në pesë vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB