Bota

Skandali që tronditi Kremlinin! Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionin ushtarak 100 mln dollarësh

Maria Shalayeva, 23 vjeç, ndau në internet se fluturoi me aeroplanin "Ilyushin-76" të Ministrisë së Mbrojtjes për një fundjavë në Rostov-mbi-Don - i njëjti vend ku ndodhet selia e forcave të armatosura ruse.

k.m.
Skandali që tronditi Kremlinin! Ministri i Putinit shëtit të
Andrey Belousov dhe Maria Shalayeva

RUSI- Një skandal seksual po e trondit Kremlinin pasi ka dyshime se ministri i Mbrojtjes Andrey Belousov (66 vjeç) përdori aeroplanë ushtarakë me vlerë 100 milionë dollarë për të transportuar të dashurën e tij nëpër Rusi. Lajmin e ka publikuar tabloidi britanik "The Sun". E gjitha nisi pasi Maria Shalayeva, 23 vjeç, ndau në internet se fluturoi me aeroplanin "Ilyushin-76" të Ministrisë së Mbrojtjes për një fundjavë në Rostov-mbi-Don - i njëjti vend ku ndodhet selia e forcave të armatosura ruse.

Ajo e quan të dashurin e saj "Mr.X", ndaj edhe ka dyshime se bëhet fjalë për ministrin. Por qoftë Belousov apo ndonjë zyrtar tjetër i lartë në strukturat e pushtetit të Rusisë, zbulimi shkaktoi zemërim sepse konsiderohet shkelje e sigurisë.

Vetë influencerja ngul këmbë se i dashuri i saj nuk është ushtar.

"Unë e di kush është, por nuk më lejohet ta them."

Belousov, një ekonomist dhe teknokrat, nuk është ushtar karriere dhe nuk ka asnjë gradë zyrtare ushtarake - por autoriteti i tij rivalizon atë të gjeneralëve rusë. Mediat lokale në Rostov ishin të parat që raportuan për skandalin, pa përmendur emra. Mediat ruse deri më tani kanë shmangur identifikimin e burrit. Vetë e reja zbuloi se në udhëtimin e saj luksoz kishte marrë me vete në udhëtim edhe djalin e saj trevjeçar, Tim, duke ngritur dyshime se fëmija mund të jetë i biri i të dashurit të saj, Belousov.

Skandali që tronditi Kremlinin! Ministri i Putinit shëtit të

“Tre vjeç, dhe tashmë fluturon me avion ushtarak!,”- ka shkruar Marija.

Skandali që tronditi Kremlinin! Ministri i Putinit shëtit të

Por edhe pse nuk ka prova përfundimtare, burime të pavarura si media bjelloruse Nexta kanë përmendur Belousovin si të përfshirë në këtë aferë seksuale. Skandali ka ngjallur zemërim në qarqet ushtarake dhe të sigurisë, sidomos për shkak të mundësisë së rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm nga influencerja, e cila poston detaje të avionëve që fluturojnë në Rostov dhe zbulon se kush ia ka organizuar fluturimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB