Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ BE-Kurtit: Trego përmbajtje, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar

Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe.

F.I
Tensionet në veri të Kosovës/ BE-Kurtit: Trego përmbajtje,
Albin Kurti

KOSOVË-Bashkimi Evropian ka reaguar e shqetësuar lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, me mbylljen e objekteve të cilat shfrytëzoheshin për shërbime nga sistemi i Serbisë, duke deklaruar se janë rrezik për përshkallëzim të situatës.

Në deklaratën zyrtare, BE thekson shqetësimin e veçantë për veprimet ndaj kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut, si dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe ndërmarrjes publike komunale në Zubin Potok – shërbime bazë për banorët e kësaj zone.

“Operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit të policisë në Kosovë rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të minojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t’i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese,'-thuhet në reagim.

Të dyja palët – Kosova dhe Serbia – ftohen të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe./ZËRI

Poll

MOS HUMB