Bota

Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e 'Hapësirës Ajrore', 4 viktima dhe 14 të plagosur

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya e cilësoi ngjarjen si "sulm terrorist", madje foli edhe për viktima.

k.m.
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi

ANKARA- Turqia është përballur sot me një sulm terrorist që ka shkaktuar 4 viktima dhe 14 të plagosur. Një shpërthim dhe të shtëna me armë kanë ndodhur mesditën e sotme në objektin e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore - TUSAŞ në distriktin Kahramankazan të Ankarasë. Ngjarja ndodhi në momentin kur punonjësit po ndërronin turnin.


Në derën e institucionit, ishte parkuar një mjet taksi, e cila shpërtheu me një bombë.

Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi

Çfarë është Industria Turke e Hapësirës Ajrore?

Turkish Aerospace Industries Inc. është qendra teknologjike në fushat e projektimit, zhvillimit, prodhimit, integrimit, rinovimit dhe shërbimeve pas shitjes së platformave ajrore në Turqi. Kompania prodhon pjesë për avionët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, Airbus A380, dhe avionët e transportit ushtarak, Airbus A400M. Korporata Turke e Industrisë së Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) u themelua më 28 qershor 1973. E themeluar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, ajo synon të reduktojë varësinë e huaj të Turqisë në industrinë e mbrojtjes. TUSAS, konsiderohet një strukturë shumë kritike për industrinë turke të mbrojtjes dhe ka të punësuar më shumë se 15,000 punonjës. Fabrika prodhon avionë, ndër to edhe mjete luftarake dhe  konsiderohet si një vend i rëndësishëm i industrisë së mbrojtjes turke.

MOMENTI ME VIDEO:

Duke përfituar nga kaosi i shkaktuar, 3 personat u futën brenda në godinë dhe qëlluan me armë zjarri. 2 prej tyre janë neutralizuar, ndërsa për tjetrin nuk ka ende asnjë informacion. Mediat turke raportojnë se ka persona që ende po mbahen peng, por ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare për të dhënë më shumë detaje. 

Edhe presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në Ankara, ku numri i viktimave ka shkuar në katër.

“Fillimisht u raportuar për tre viktima, por nga informacionet e fundit raportohet për katër viktima. Dhe kemi 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist,”- u shpreh ai.

Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi
Sulm terrorist në Turqi, hidhet në erë godina e
Pamje nga sulmi

Teksa kanë nxjerrë edhe pamjet e sulmit, autorëve dhe sendet që kishin me vete për të kryer aktin terrorist, po mediat turke raportojnë se përplasja mes forcave të sigurisë dhe personit të vetëm që ende nuk është arrestuar, vazhdon ende!  Ndërkohë zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë shkuar në zonë për të ndihmuar të lënduarit, ndërsa punonjësit e tjerë të institucioniet janë transferuar në strehimore për arsye sigurie.

Deri më tani, edhe pse kanë kaluar disa orë nga sulmi, asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin terrorist./ZËRI

Poll

MOS HUMB