RUSI-Një avion "Antonov"me 49 persona në bord është rrëzuar sot në rajonin Amur të Rusisë. Raportohet se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar. Avioni u gjet i rrëzuar në shpatin e malit pranë aeroportit Tynda, nga ekipet e shpëtimit.
Sipas raportimeve avioni 'An-24' i kompanisë ajrore “Angara” ndërpreu komunikimin me kullën e kontrollit gjatë përpjekjes së dytë për të bërë ulje në aeroportin e qytetit Tinda, në kushte të dukshme të dobëta për shkak të mjegullës.
Autoritetet thanë se pjesë të rrënojave që digjeshin u zbuluan 15 km larg aeroportit Tynda në një shpat mali. Mediat ruse publikuan pamje që tregonin tym të dendur që ngrihej mbi një pyll të dendur në vendin e përplasjes.
Helikopteri me ekipet e shpëtimit nuk ka arritur të ulet në zonën e vështirë dhe të pyllëzuar ku ndodhi përplasja, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit. Një nga pistat që po hetohet si shkak i mundshëm i tragjedisë është gabimi njerëzor, piloti mund të ketë goditur një kodër për shkak të pamjes së kufizuar gjatë përpjekjes së dytë për ulje. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se po shqyrtohen edhe pista të tjera./ZËRI