
BRITANI E MADHE- Një burrë është arrestuar pasi përplasi me makinë tifozët që kishin dalë në qendër të qytetit të Liverpulit, për të zhvilluar paradën e fitores së ekipit "Liverpool FC" në Premier League. Makina u ndalua menjëherë dhe në pranga u vendos një 53-vjeçar britanik, i cili jetonte në Liverpul. Aktualisht, Policia po merret ndërkohë me zbardhjen e shkaqeve të kaosit që u shkaktua.
“Hetime të gjera po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje,”- tha Policia. Nga përplasja pati disa të dëmtuar, ndërsa pamjet u bënë virale.
MOMENTI I PËRPLASJES:
Liverpuli fitoi titullin e 20-të kampion në Premier Ligë. Ky trofe erdhi për skuadrën e Slot pas 5 viteve pritje./ZËRI