
ANKARA- Situata në Turqi është kaotike, ku konfrontimi mes protestuesëve dhe forcave të Policisë është përshkallëzuar, pas vendimit të organeve të drejtësisë për të arrestuar kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamoglu. Dhe ndërsa mijëra qytetarë sfidojnë ndalesat dhe përgatiten të dalin në rrugë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar se opozita "po përqafon terrorizmin e rrugës" dhe është indiferente ndaj dhunës ndaj policisë.
Në të njëjtën kohë, Ekrem Imamoglu , nga burgu ku po mbahet, foli për "frikën që i është shkaktuar një grushti njerëzish" dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në demonstratat në sheshet anembanë vendit. Ndonëse që prej të mërkurës së kaluar janë arrestuar mbi 1133 persona, edhe sot, mijëra studentë janë nisur nga Beshiktashi për të protestuar drejt sheshit Taksim.
Pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ashpër ndaj Partisë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut, duke thënë se do t'i kërkonte përgjegjës për policët e plagosur dhe pronat e dëmtuara. Sipas presidentit turk, Partia Republikane duhet të ndalojë së nxituri qytetarët, duke shtuar se opozita do të turpërohet për atë që i bëri vendit.
Rexhep Tajip Erdogan madje përmendi se do të kishte edhe përgjegjësi politike dhe ligjore.
“Lideri i opozitës është përgjegjës kryesor për shkaktimin e incidenteve dhe shkaktimin e dëmeve. “rgjegjësia politike do të kërkohet në Parlament, përgjegjësia ligjore në gjykata. Një vend si Turqia nuk mund të ketë një opozitë kaq mendjemëdhenj, të pakujdesshëm dhe të paaftë,”- tha ai, duke thënë se incidentet kanë evoluar në akt dhune, pas apelit të opozitës. “
Ndërkohë edhe pse Erdogan e sulmoi publikisht, Imamoglu u bëri thirrje qytetarëve turq që në orën 20:30 të protestojnë paqësisht në sheshet e vendit. Nga burgu ku ndodhet, Imamoglu e përshkroi zgjedhjen e tij si kandidat i partisë CHP për zgjedhjet presidenciale në Turqi si një "situatë të mrekullueshme" që krijon "shpresa të mëdha".

"Zhvillimi ka bërë të pakënaqur një grusht njerëzish të këqij. Frika e tyre është shtuar. Do të kenë frikë... le të kenë frikë”.
Partia më e madhe opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), po bën thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, të cilin e përshkruan si politik dhe jodemokratik. Qeveria mohon që ndjekjet penale janë të motivuara politikisht dhe shprehet se sistemi gjyqësor është i pavarur. Imamoglu i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij dhe i ka quajtur ato shpifje, duke bërë thirrje për demonstrata në të gjithë vendin. Ndërsa partia e tij, CHP ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë derisa Imamoğlu të lirohet./ZËRI