Bota

Trump dhe Putin, 'kokë më kokë'! Zelenskyy në dhomë tjetër, bisedime me europianët

Presidenti rus e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë në të njëjtën dhomë me Volodymyr Zelenskyy-n

F.I
Trump dhe Putin, 'kokë më kokë'! Zelenskyy në
Vladimir Putin. Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

RUSI-Pas një propozimi nga pala amerikane, u ra dakord që të mbahet një samit dypalësh në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump. Vendi i takimit është rënë dakord gjithashtu dhe do të shpallet më vonë.

Nëse takimi zhvillohet, do të jetë samiti i parë midis udhëheqësve amerikanë dhe rusë që nga viti 2021. I dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff diskutoi me Vladimir Putinin, një ditë më parë mundësinë e një takimi trepalësh midis Putinit, Trump dhe Volodymyr Zelenskyy. Ky i fundit sipas CNN ka filluar bisedimet me partnerët europianë, por mundësia për tu përballur me Putin është e vogë.

Presidenti rus e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë në të njëjtën dhomë me Volodymyr Zelenskyy-n, por është i gatshëm të zhvillojë një samit të paracaktuar me Donald Trump. Takimi do të përbënte një moment të rëndësishëm në luftë, ndonëse nuk ka asnjë garanci që një takim i tillë do të sjellë fundin e luftimeve, pasi Rusia dhe Ukraina mbeten shumë larg në kërkesat e tyre. Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme. Megjithatë, Ushakov vuri në dukje se është ende e vështirë të përcaktohet se sa ditë do të zgjasin përgatitjet për samitin.

Poll

MOS HUMB