Bota

Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin 'Booking'

Padia kërkon dëmshpërblim për periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2024

F.I
Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin
FOTO ILUSTRUESE

EUROPË-Më shumë se 10.000 hotele në Evropë i janë bashkuar një padie kolektive kundër platformës së rezervimeve online “Booking”, duke argumentuar se kompania për vite me radhë ka kufizuar mundësinë e hotelierive për të ofruar çmime më të ulëta për shërbimet e tyre në kanale të tjera shitjeje.

Padia, që pritet të jetë një nga më të mëdhatë e ngritura ndonjëherë në sektorin evropian të mikpritjes, mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hoteliere, përfshirë atë britanike, shkruan The Guardian.

"Hotelieritë evropianë kanë vuajtur për vite me radhë nga kushtet e padrejta dhe kostot e tepërta. Tani është momenti të luftojmë së bashku për kompensim", tha Aleksandros Vasilikos, kryetar i Shoqatës Evropiane të Industrisë Hoteliere “Hotrek”, e cila ka ngritur padinë kolektive.

Pretendohet se premtimi i “çmimit më të mirë” në Booking.com u nxor nga hotelet nën presion të madh për të mos ofruar dhoma me çmime më të ulëta në platforma të tjera, përfshirë faqet e tyre të internetit. Padia, të cilën ekspertët thonë se do të jetë një betejë e vështirë, kërkon dëmshpërblim për periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2024, kur Booking.com hoqi klauzolën e çmimit më të mirë për t'u përputhur me Aktin e Tregjeve Dixhitale të BE-së.

Në korrik, kompania “Booking” me seli në Amsterdam i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se beson që bëhet fjalë për një “interpretim të gabuar të vendimeve të mëparshme gjyqësore”./ZËRI

Poll

MOS HUMB