Bota

Trump i beson Richard Grenell një detyrë të rëndësishme

Trump zbuloi se ish i dërguari special i SHBA për misione të posaçme, tashmë do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës "John F.Kennedy" në Uashington.

k.m.
Trump i beson Richard Grenell  një detyrë të
Richard Grenell dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar postin që i ka dhënë një nga bashkëpunëtorëve të tij besnikë, shumë i njohur edhe me rajonin e Ballkanit, Richard Grenell. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, "Truth", Trump zbuloi se ish i dërguari special i SHBA për misione të posaçme, tashmë do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës "John F.Kennedy" në Uashington.

Trump i beson Richard Grenell  një detyrë të

"Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për Epokën e Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. S'do ketë më "DRAG SHOW", apo propaganda të tjera anti-amerikane,"-shkruan Trump.

John F. Kennedy Center for the Performing Arts (e njohur zyrtarisht si Qendra Përkujtimore e John F. Kennedy për Artet Performuese, dhe zakonisht e referuar si Qendra Kennedy ) është qendra kulturore kombëtare e Shteteve të Bashkuara, e vendosur në bregun lindor të lumit Potomac në Uashington. Për të përmbushur misionin si qendra kulturore e vendit, Qendra Kennedy prezanton artin e klasit botëror nga artistët që përcaktojnë kulturën dhe po ashtu ofron mundësi të fuqishme edukimi për artet në mbarë vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB