Bota

Trump kërkon hetim për George Soros dhe djalin e tij: Të akuzohen për krim të organizuar

Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale.

F.I
Trump kërkon hetim për George Soros dhe djalin e tij: Të akuzohen
Donald Trump dhe George Soros

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djali i tij në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. Trump pretendon se familja Soros ka financuar fshehurazi protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Presidenti i SHBA-së, i cilëson miliarderin George Soros dhe djalin e tij si psikopatë, të cilët i kanë shkaktuar dëme të mëdha Amerikës.

"George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i së Majtës Radikale, duhet të akuzohen me RICO për shkak të mbështetjes së tyre për Protestat e Dhunshme, dhe shumë të tjera, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. … Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të Çmendur nga Bregu i Perëndimit. Kini kujdes, ne po ju shohim!”-shkruan Trump në platformën Truth.

Trump kërkon hetim për George Soros dhe djalin e tij: Të akuzohen
POSTIMI

Presidenti nuk specifikoi se cili bir duhet të përballet me ndjekje penale, por në vitin 2023 Soros ia dha kontrollin e Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur me vlerë shumëmiliardë dollarë Alex Sorosit. Gjithashtu është e paqartë se për cilët "miq" po fliste Trump.

RICO, ose Akti për Organizatat e Ndikuara dhe të Korruptuara nga Reketerët, është një nga mjetet më të fuqishme të qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Ai ishte qendror në përpjekjet për të shkatërruar mafian amerikane duke u lejuar prokurorëve të lidhnin së bashku krime në dukje të palidhura që po kryheshin si pjesë e një sipërmarrjeje kriminale.

Kujtojmë se pak para se ish-presidenti amerikan Joe Biden të largohej nga detyra në janar, ai i dha Sorosit të madh një Medalje Presidenciale të Lirisë, duke përmendur mbështetjen e tij për "projekte në të gjithë botën që forcojnë demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin dhe drejtësinë sociale"./ZËRI

Poll

MOS HUMB