Bota

Trump reagon pas dështimit të marrëveshjes me Iranin, përmend mundësinë e bllokadës detare

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin një bllokadë detare ndaj Iranit, nëse Teherani refuzon të pranojë kushtet e vendosura nga Uashingtoni.

l.k
Trump reagon pas dështimit të marrëveshjes me Iranin,
Donald Trump

SHBA- Pas dështimit të negociatave për përfundimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes platformës së tij në Truth Social. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin një bllokadë detare ndaj Iranit, nëse Teherani refuzon të pranojë kushtet e vendosura nga Uashingtoni.

Ai ka shprëndarë një artikull me titull: “Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: një bllokadë detare”, i publikuar nga media Just the News, e cila konsiderohet pranë qëndrimeve pro-Trump. Në arikull shkruhet se një masë e tillë do të kishte ndikim të rëndë në ekonominë iraniane, veçanërisht në sektorin e naftës.

Trump reagon pas dështimit të marrëveshjes me Iranin,
Foto nga postimi i Trump

Në shkrim theksohet se SHBA mund të përdorë ose opsione ushtarake, ose një strategji të ngjashme me atë të përdorur më parë ndaj Venezuelës, përmes një bllokade detare dhe ekonomike që synon të kufizojë eksportet iraniane të naftës.

Sipas analistëve të cituar në artikull, një bllokadë e tillë do të fokusohej kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, ku kalon një pjesë e madhe e tregtisë globale të energjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB