SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në kuadër të politikës së tij të “Ligjit dhe Rendit”, duke firmosur një urdhër ekzekutiv që lejon zbatimin e dënimit me vdekje për krime të caktuara.
“Dënimi me vdekje në Uashington,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit - dënim me vdekje. Dhe shpresojmë që ata nuk do ta bëjnë këtë.”
Çfarë thotë urdhri ekzekutiv i Trump?
Urdhri udhëzon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe Prokuroren e SHBA-së për DC-në Jeanine Pirro që të kërkojnë dënimin me vdekje "në të gjitha rastet e përshtatshme" dhe të ndjekin juridiksionin federal për rastet që përfshijnë krime në DC sa herë që është e mundur
Urdhri i së enjtes i shtohet një urdhri tjetër ekzekutiv që Trump lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë, duke urdhëruar Bondin të kërkojë dënimin me vdekje në një shkallë më të gjerë.
Trump tha se urdhri ishte përpjekja e fundit e administratës së tij për të ulur krimin në qytet, pas marrjes së kontrollit nga qeveria federale, e cila skadoi në fillim të këtij muaji.
"Ne jetonim në ferr", tha Trump për Uashingtonin përpara urdhrit të emergjencës.
Presidenti Donald Trump po kërkon dënimin me vdekje për të gjitha vrasjet në Uashington, pavarësisht se dënimi me vdekje është ndaluar në kryeqytet më shumë se 40 vjet më parë. Ky veprim ka ngjallur kritika në kryeqytet, i cili e ka ndaluar dënimin me vdekje që nga viti 1981./ZËRI