SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që televizioneve ABC dhe NBC, t'u hiqet licenca. Trump i ka quajtur ato, media të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë.
"Ato duhet t'i humbasin licencat për mbulimin jo të saktë që kanë bërë. Gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet', tha ai.
Presidenti pasoi me një postim tjetër në platformën 'Truth', ku sulmoi të dy mediat, duke i akuzuar për “LAJME TË RREME” dhe “dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë”.
Duke qenë rrjete kombëtare, ABC dhe NBC News nuk kanë licenca FCC për përmbajtje lajmesh, por ofrojnë programim për degët lokale në të gjithë vendin - të cilat rregullohen nga FCC dhe kërkojnë licencë për të vepruar në SHBA. Çdo veprim për të revokuar licencat bazuar në paragjykime të vërteta ose të perceptuara të lajmeve do të binte ndesh me mbrojtjet e Amendamentit të Parë. Përpjekje të ngjashme në të kaluarën janë rrëzuar nga gjykatat.
Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive ose kërcënon t’u heqë licencat. Vitin e kaluar, Trump zgjidhi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë, dhe ai ishte i famshëm për prezantimin e emisionit “The Apprentice” në NBC përpara se të hynte në botën e politikës.