Bota

Tajani i përgjigjet Salvinit për deklaratat ndaj Macron: Për politikën e jashme flet Meloni dhe unë

Ai ka theksuar se në politikë fiton forca e ideve dhe jo dhuna e fjalëve, duke i kthyer një përgjigje diplomatike kolegut të tij Salvi, të cilin ai nuk e pëmendi me emër konkret.

l.k
Tajani i përgjigjet Salvinit për deklaratat ndaj Macron: Për
Antonio Tajani, Matteo Salvini, Emmanuel Macron

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka reaguar kundër deklaratave të zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini për presidentin e Francës Emmanuel Macron. Tajani u shpreh se për politikën e jashtme përgjigjet Kryemistrja Gorigia Meloni dhe Ministri i Jashtëm. pra ai vetë. Ai ka theksuar se në politikë fiton forca e ideve dhe jo dhuna e fjalëve, duke i kthyer një përgjigje diplomatike kolegut të tij Salvi, të cilin ai nuk e pëmendi me emër konkret.

"Politikën e jashtme e bëjnë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, dhe nëse duhet të pohohen argumentet, siç thashë, ne fitojmë me forcën e ideve, jo me dhunën e fjalëve. Unë gjithmonë përdor një ton të qetë: duhet të kujtojmë gjithmonë se forca e ideve në politikë ka më shumë rëndësi se dhuna e fjalëve. Pra, nëse doni të fitoni, duhet të përdorni forcën e ideve. Kjo është ajo që kam provuar gjithmonë të bëj për të triumfuar", shtoi Tajani.

Ministri hodhi poshtë pretendimet për një “krizë diplomatike” mes Parisit dhe Romës, pas lajmeve që Ministria e Jashtme franceze ka thirrur ambasadoren italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro, pas deklaratave të Salvinit që u konsideruan si të papranueshme.

“Nuk ka krizë diplomatike midis Francës dhe Italisë. Unë nuk përfshihem në grindje me askënd. Secili është i lirë të shprehë mendimin e tij; në një demokraci, do të ishte për të ardhur keq nëse një kryetar partie nuk do të mund të shprehte idetë e veta. Edhe ne jemi të bindur se dërgimi i trupave italiane në Ukrainë nuk është një zgjidhje. Por ne po punojmë intensivisht për të siguruar që i gjithë Perëndimi të ketë një qëndrim të unifikuar. Duke punuar për të ndërtuar paqen, tani për tani të gjithë jemi të përkushtuar ndaj kësaj. Nuk është e lehtë, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë, por gjithmonë duhet të qëndrojmë të vendosur. Duhet të ecim përpara, të punojmë, sepse kur ka ide të mira, ato duhet të mbrohen, duhet të luftojmë për to", tha Antonio Tajani për mediat italiane.

Kujtojmë se Macron deklaroi se Franca mbështet dërgimin e trupave të aleatëve në luftë në Ukrainë. Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Salvinit i cili u shpreh më herët se nëse Emmanuel Macron e dëshiron kaq shumë, "ai mund të shkojë duke vënë një helmetë dhe duke marrë një pushkë"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB