SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë me korrespondentin e Fox News, Trey Yingst se ai e konsideron të mundur të arrihet një marrëveshje me Irani deri nesër, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda, në rast të dështimit të negociatave.
CNN raporton se nëse nuk arrijnë një marrëveshje me SHBA-në, Trump i tha gazetarit se do të merrnin naftën iraniane. Trump ka deklaruar se iranianët po përpiqeshin të shtynin afatin kohor të negociatave për një marrëveshje, gjë që ai tha se shkaktoi sulmin në një urë kyçe jashtë Teheranit javën e kaluar.
"Ne transferuam armë te protestuesit iranianë, dërguam armët përmes Kurdëve, mendoj se kurdët i mbajtën ato", tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme për kohën ose mënyrën e operacionit të supozuar.
Trump më parë i kishte dhënë Iranit një afat deri më 6 prill për të arritur një marrëveshje ose do të përballej me kërcënime për sulm ndaj infrastrukturës kritike, pasi e kishte zgjatur një afat të mëparshëm me 10 ditë.
Më herët, Trump e paralajmëroi Iranin se “e marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të përmbledhura në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!!”