Bota

U akuzua për abuzim seksual! Drejtoresha shqiptare e bankës amerikane: S'kam lidhje. JPMorgan: Sajesa

Burime të brendshme bëjnë të ditur se dy personat nuk kishin marrëdhënie direkte pune dhe se Hajdini nuk kishte asnjë ndikim në shpërblimin financiar të tij

F.I
U akuzua për abuzim seksual! Drejtoresha shqiptare e bankës amerikane:
Chirayu Rana dhe Lorna Hajdini

SHBA-Pas padisë së një ish-punonjësi të bankës amerikane JPMorgan Chase, se është abuzuar seksualisht nga drejtuesja shqiptare, Lorna Hajdini, një reagim ka ardhur nga zyrtarja dhe nga vetë institucioni financiar. 

Sipas burimeve të New York Post, bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh. Ai kishte ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane. 35-vjeçari pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale përmes presionit dhe kërcënimeve, akuza që u publikuan nga Daily Mail, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore që më pas u tërhoqën për “korrigjime”.

Drejtoresha Lorna Hajdini i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke deklaruar përmes avokatëve se ‘nuk ka pasur kurrë sjellje të papërshtatshme dhe se nuk ka qenë asnjëherë në vendin ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja’.

Padia përfshin gjithashtu edhe vetë bankën JPMorgan Chase, duke e akuzuar për mosveprim dhe hakmarrje. Megjithatë, banka ka reaguar duke theksuar se një hetim i plotë i brendshëm, që përfshinte analizën e komunikimeve dhe dëshmive të stafit, nuk gjeti asnjë provë që mbështet pretendimet. Sipas bankës,Chirayu Rana nuk ka bashkëpunuar me hetimin dhe nuk ka ofruar fakte thelbësore për të mbështetur akuzat e tij.

"Ai e ka njollosur atë me një sajesë të plotë",- tha një punonjës i bankës.

Burime të brendshme bëjnë të ditur se dy personat nuk kishin marrëdhënie direkte pune dhe se Hajdini nuk kishte asnjë ndikim në shpërblimin financiar të tij, duke hedhur dyshime mbi bazueshmërinë e pretendimeve. Hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi një nga rastet më të diskutueshme në sektorin financiar kohët e fundit.

Poll

MOS HUMB