
SEUL- Presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut tashmë ndodhet në burg, ku dhe ai si gjithë të tjerët që po kryejunë dënimin po i nënshtrohet të njëjtat rregullave. Nga rrobet e tij të dizejnuara, tashmë ai vesh uniform burgu dhe dush një herë në javë, këto rregulla të rrepta sigurie vlejnë dhe për të. Por i vetmi përjashtim i bërë për të është se qëndron vetëm në qeli. Presidenti i pezulluar u arrestua të mërkurën e 15 janarit dhe ndaj tij po kryhen disa hetime, nën akuzën e veprës penale “rebelimi”, një krim i dënueshëm me vdekje.
Yoon shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor. Ai grusht shteti u pengua shpejt, por e zhyti vendin e tij në kaos politik. Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim zyrtar deri në mes të qershorit për vlefshmërinë e zëvendësimit të presidentit praktikisht të shkarkuar, i cili u votua nga Kuvendi më 14 dhjetor, por ai është ende kreu i shtetit ligjërisht dhe teknikisht. Të dielën, një gjykatë në Seul ia zgjati paraburgimin për 20 ditë, në mënyrë që ai të mos shkatërronte provat e fajit të tij në një sërë krimesh.
“Udhëheqësi konservator, kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut u arrestua dhe u dërgua në një qeli prej 12 metrash katrorë në Qendrën e Paraburgimit Uiëang në periferi të Seulit të dielën”, tha Komisioneri i Përgjithshëm i Shërbimit të Burgjeve Shin Yong-hae.
“Është në një nga qelitë standarde të përdorura nga të burgosurit”, tha Shin.
Yoon është i vetëm në qeli, e cila zakonisht mban pesë deri në gjashtë të burgosur, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap. Ai ka një tavolinë, një raft, një lavaman, një tualet dhe një televizor, por ai është i kufizuar në atë se sa mund të shikojë televizor.
Atij iu desh të hiqte rrobat e tij civile dhe të vishte një uniformë burgu dhe të vishte një numër, identifikimi për të burgosurit. Sipas rregullave të burgut, të burgosurve u lejohet një orë stërvitje në ditë dhe një dush në javë.
“Kreu i shtetit u fotografua si të burgosurit e tjerë dhe iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, në të cilin ai “’bashkëpunoi mirë’”, tha një zyrtar i burgut./ZËRI