
FLORIDA- Uragani Milton preku mbrëmjen e së mërkurës Siesta Key në Florida. Ky uragan klasifikohet si një stuhi e kategorisë 3 me erëra 193 km/orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për rajonet në të gjithë shtetin amerikan. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Më shumë se 200 vdekje janë konfirmuar në qytetin St Lucie, ku kanë goditur tornadot, megjithëse autoritetet ende nuk kanë dhënë një shifër zyrtare, pasi është ende herjet.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe videot e reporterëve që kanë qenë në terren duke kryer detyrën në kushte të vështira.
Banorët, përveçse përmbytjeve po hasin një rrezik të ri: aligatorët. Mbi një milion aligatorë 'jetojnë' në Florida dhe tani pas përmbytjeve ata janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe ndodhen kudo në rrugët e qytetit. Për shkak se ata jetojnë në ujë dhe qyteti është pothuajse në errësirë, banorët e kanë të vështirë t'i shohin dhe po rrezikojnë jetën e tyre.
Ndërsa shumë donacione tashmë kanë filluar për zonat e prekura nga Uragani.
Ylli i Pop-it, Taylor Swift, ka dhuruar 5 milionë dollarë për të prekurit. Swift është e njohur për filantropinë e saj gjatë fatkeqësive natyrore.
Në dhjetor 2023, ajo dha 1 milion dollarë për përpjekjet për lehtësimin e tornadove në shtetin e saj të Tenesse, pasi gjashtë persona vdiqën dhe qindra ndërtesa u dëmtuan. Ajo dha 1 milion dollarë të tjera në 2020 për të njëjtën kauzë. Por, gjithashtu shumë teori konspirative po qarkullojnë në rrjetet sociale se në fakt qeveria e presidentit demokrat Joe Biden mund të të kontrolloj motin.
Sipas teorive, uragani Milton ishte projektuar nga qeveria dhe ka shumë prova që e tregojnë këtë. Pas këtyre deklaratave, rrjeti britanik “BBC” ka thënë se këto nuk janë të vërteta dhe se nuk ekziston një teori e tillë. Por në platforma si X dhe TikTok, postime të ndryshme pretendojnë se qeveria amerikane po kontrollon fshehurazi motin, dhe këto video kanë marrë miliona shikime.
Shumë prej videove janë postuar në llogari të njohura për përhapjen e teorive konspirative, si dhe dezinformata rreth epidemive, etj. Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti pretendimet "qesharake dhe se personi që i përhap është një budalla që duhet të ndalet".
Teoricienët e konspiracionit thonë se uragani Milton, një nga stuhitë më të fuqishme në historinë e fundit të SHBA-së, u krijua qëllimisht nga forcat që kontrollojnë politikën amerikane. Por rrëfimet që e bënë këtë pretendim ofruan disa shpjegime të ndryshme se si duhej të ndodhte kjo. Disa kanë fajësuar teknikat e manipulimit të motit si krijimi i reve artificiale që përzihen retë natyrore për të krijuar më shumë shi, për shembull në vendet me klimë të thatë.
Miliona njerëz u larguan nga shteti amerikan gjatë të mërkurës pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi. Më herët, presidenti Joe Biden paralajmëroi se ky do të ishte “një nga uraganet më shkatërrues në një shekull”. Milton vjen dy javë pasi uragani Helene goditi bregun e Floridas si stuhi e kategorisë katër, duke vrarë të paktën 225 njerëz në të gjithë Florida, Georgia, Karolina e Jugut, Tenesse, Virginia dhe Karolina e Veriut./ZËRI