KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka theksuar se si vendi i tij dhe Rusia kanë ndarë "gjak, jetë dhe vdekje" në luftën e Ukrainës në një urim të Vitit të Ri për Vladimir Putin. The guardian raporton se në mesazhin, të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Kim tha se viti 2025 ishte një "vit vërtet domethënës" për aleancën dypalëshe që u konsolidua duke "ndarë gjak, jetë dhe vdekje në të njëjtën llogore".
Urimi i Kim Jong-un erdhi pasi edhe vetë presidenti Putin i kishte dërguar një mesazh urimi për Vitin e Ri liderit të Koresë së Veriut më 18 dhjetor.
“Mendoj se aleanca e sotme mes Koresë së Veriut dhe Rusisë është një pasuri e çmuar e përbashkët që duhet të çojë përpara përgjithmonë, jo vetëm në epokën e tanishme, por edhe për brezat që do të vijnë, brez pas brezi. Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë janë forcuar më tej në një “aleancë më të sinqertë të ndarjes së gjakut, jetës dhe vdekjes në të njëjtën llogore. Theksoj edhe një herë se unë, qeveria dhe i gjithë populli koreano-verior do të jemi gjithmonë në krah të popullit vëllazëror rus. Tani askush nuk mund t’i thyejë marrëdhëniet mes popujve të dy vendeve dhe unitetin e tyre, të mbështetur fuqishëm nga vullneti i fortë dhe forca për të mbrojtur aspiratat e drejta të kohës dhe për ta vënë historinë në vend”, tha Kim.
Koreja e Veriut konfirmoi në prill se kishte vendosur trupa për të mbështetur fushatën ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës dhe se ushtarët e saj ishin vrarë në luftime. Më herët këtë muaj, Pheniani pranoi se kishte dërguar trupa për të pastruar minat në rajonin Kursk të Rusisë në gusht 2025.