Bota

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Mos përdorni trenat

Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile

F.I
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Mos
FOTO ILUSTRUESE

IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po paralajmërojnë njerëzit në Iran që sot të mos përdorin trenin. Sipas paralajmërimit, edhe qëndrimi pranë linjave hekurudhore mund të përbëjë rrezik, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të këtij njoftimi.

“Të dashur qytetarë, për sigurinë tuaj, ju nxisim fuqimisht të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane”, thuhet në mesazhin zyrtar.

Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile në mbarë Iranin, nëse regjimi refuzon të lejojë kalim të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në mbrëmjen e së martës. Irani, nga ana tjetër, ka kërcënuar me hakmarrje “shkatërruese” nëse goditet infrastruktura civile e vendit.

Poll

MOS HUMB