Bota

VD- 'Kini mëshirë për homoseksualët dhe lezbiket'/ Përplasja e Trump dhe peshkopen e Uashtingtonit

Kur Budde mbaroi predikimin e saj, Trump u kthye dhe i tha diçka zëvendësit të tij, J.D. Vance, i cili u përgjigj me një tundje të kokës.

k.m.
VD- 'Kini mëshirë për homoseksualët dhe lezbiket'/
Mariann Budde dhe Donald Trump

SHBA- Ka ndodhur përplasja e parë! Presidenti i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar peshkopen e Uashtingtonit, e cila përmendi komunitetin "LGBT+" gjatë predikimit të parë që mbajti për kreun e ri të shtetit. Presidenti e quajti Mariann Budde "të keqe" dhe i bëri thirrje asaj që të kërkonte falje publike.

Por si ndodhi përplasja?

Trump kishte kaluar 24 orët e para në Shtëpinë e Bardhë, ndaj siç e do tradita, mori pjesë në një predikim në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Në Foltore, fjalën po e mbante Budde, e cila tha: Në emër të Zotit tonë, ju kërkoj të keni mëshirë për njerëzit në vendin tonë që janë të frikësuar tani. Ka fëmijë homoseksualë, lezbike dhe transgjinorë, si tek familjet demokrate, edhe tek ato republikane. Ata kanë frikë përjetën e tyre. Ju e keni ndjerë dorën e Zotit tonë (i referohet atentatit që iu bë Trump)...Në emër të Zotit tonë, ju kërkoj të keni mëshirë për njerëzit në vendin tonë që tani janë të frikësuar.

 

I pyetur më vonë për predikimin, i cili përbënte një kritikë të guximshme publike ndaj presidentit të ri, Trump u tha gazetarëve se nuk ishte aspak emocionuese si kritikë.

"Nuk mendoj se kjo ishte një shërbesë e mirë. Mund edhe të bënin më mirë. Ajo e përfshiu kishën në botën e politikës në një mënyrë shumë të pahijshme. Kishte një ton shumë të keq, nuk ishte as bindëse dhe as e zgjuar. Përveç deklaratave të saj të papërshtatshme, shërbesa ishte shumë i mërzitshëm dhe jo frymëzues. Pra nuk e bëri punën e saj siç duhet ndaj ajo dhe Kisha i detyrohen një falje publikut,"-tha Trump pasi u pyet nga gazetarët për atë që ndodhi brenda.  

*Predikimi/Shërbesa është një traditë për presidentët në nisje të çdo mandati. Shërbesa e mëngjesit të së martës përfshinte lutje për suksesin e administratës së re

Budde është përplasur me Trump edhe më parë, gjatë mandatit të tij të parë. Në vitin 2020, ajo shprehu zemërim për paraqitjen e Trumpit përpara kishës episkopale të Shën Gjonit në Uashington duke mbajtur një Bibël fill pasi oficerët federalë kishin përdorur forcë për të larguar protestuesit paqësorë që demonstronin për vdekjen e George Floyd në 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB