Video

Kolumbiani fsheh kokainën në paruke!

Gjatë kontrollit, atij iu zbuluan 220 gramë kokainë e ndarë në 19 doza të vogla.

I.F
Kolumbiani fsheh kokainën në paruke!
Droga e fshehur në paruke

KOLUMBI- Një kolumbian është arrestuar në Holandë pasi ka tentuar të kontrabandojë kokainë me vlerë 8000 paund të fshehur në paruke. 40-vjeçari nga Kolumbia tentoi të hipte në një avion për në Amsterdam në momentin kur autoritetet e ndaluan atë. Gjatë kontrollit, atij iu zbuluan 220 gramë kokainë e ndarë në 19 doza të vogla.

Mbi të rëndojnë akuzat trafik lëndësh narkotike, prodhim dhe mbajtje e substancave narkotike.

“Ne po u japim goditje vendimtare këtyre strukturave kriminale që jo vetëm luftojnë për trafikun lokal të drogës, por janë edhe të përfshirë në akte të ndryshme të dhunshme dhe llojeve të tjera të krimeve që prishin paqen dhe bashkëjetesën. Ne vazhdojmë të këmbëngulim në rëndësinë e komunitetit të jetë aleati ynë kryesor, duke ofruar informacion në kohë që na ndihmon të identifikojmë dhe lokalizojmë kriminelët”, tha kreu i policisë kolumbiane, Gelver Yecid Pena Araque.

Autoritetet vendase lajmërojnë se deri më tani janë arrestuar 450 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është eksportuesi më i madh në botë i kokainës dhe në vitin 2023 do të vendosë një rekord të ri në prodhimin e drogës dhe në kultivimin e gjetheve të kokainës nga e cila prodhohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB