MEKSIKË- Një përleshje e egër shpërtheu në Parlamentin e Meksikës midis dy politikanëve të lartë pas një debati të nxehtë nëse forcat amerikane duhet të ndërhyjnë në luftën e vendit kundër karteleve të drogës.
Një video e bërë tashmë virale në rrjet tregon momentin shpërthyes kur udhëheqësi i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), senatori Alejandro Moreno, sulmoi foltoren në fund të seancës dhe u konfliktua me Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña të partisë në pushtet Morena, ndërsa ky i fundit kërkonte me tërbim fjalën.
"Po ju kërkoj të më lini të flas", bërtiti Moreno vazhdimisht, duke e shtrënguar Fernández Noroñan për krahu.
"Mos më prek!", bërtiti Fernández Noroña, ndërsa dy policët shtynë me dhunë njëri-tjetrin para dhe mbrapa, ndërsa ligjvënësit e tjerë u përpiqën të shpërndanin përleshjen.
Moreno e shtyu disa herë kolegun e tij kundërshtar, e qëlloi në qafë dhe më pas rrëzoi përtokë një burrë tjetër që u përpoq të ndërhynte.
Përplasja erdhi pas një debati të tensionuar, gjatë të cilit partia Morena dhe aleatët e saj akuzuan ligjvënësit e PRI dhe PAN se kishin bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake amerikane në Meksikë, një pretendim që partitë kundërshtare e mohuan.
Fernández Noroña u tha gazetarëve më pas se do të thërriste një seancë urgjente të premten dhe do të propozonte përjashtimin e Morenos, së bashku me tre ligjvënës të tjerë të PRI-së të përfshirë në përleshje. Por Moreno u kundërpërgjigj, duke akuzuar presidentin e senatit për nisjen e përleshjes fizike./ZËRI