Bota

VD-Serbët sërish në protestë kundër Vuçiç, bllokohen rrugët e Beogradit

Në Serbi, më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar prej javësh.

F.I
VD-Serbët sërish në protestë kundër
PAMJE NGA NGJARJA

SERBI-Qindra mijëra studentë dhe qytetarë kanë bllokuar sërish rrugët në Beograd, kundër qeverisë së Serbisë së drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Protesta ka qenë e përqëndruar para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga Vuçiç dhe qeveria për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit, kur u shemb një çati dhe u vranë 15 persona.

Në Serbi, më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar prej javësh. Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, streha e të cilit u shemb në fund të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.


Në mesin e kërkesave të tyre janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave. Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe u bëjnë thirrje studentëve që t’i hapin fakultetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB